Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arka e shtetit fryhet me 5 miliardë euro në 8 muaj, ja ku u mblodhën paratë
Gati 5 miliardë euro ka mbledhur arka e shtetit në 8 muajit e këtij viti. Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Financave thuhet se të ardhurat u rritën me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 340 milionë euro më shumë. Rritja më e madhe e të ardhurave ka ardhur nga tatimi mbi pagat pasi u mblodhën në total 567 milionë euro, si dhe nga TVSH-ja, duke sinjalizuar rritje të konsumit në kulmin e sezonit turistik. “Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 56.7 miliardë lekë, 11.8 miliardë lekë ose 26.3% më shumë se periudha Janar-Gusht2024, si dhe 4 miliardë lekë ose 7.6% më shumë se plani i periudhës Janar-Gusht 2025....