VIDEO/ Grabitën xhiron ditore të një karburanti, arrestohen “Hijet” në Elbasan (EMRAT)

VIDEO/ Grabitën xhiron ditore të një karburanti, arrestohen “Hijet” në Elbasan (EMRAT)

Pamje nga video ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në qytetin e Elbasan pasi grabitën xhiron ditore në një pikë karburanti. Të arrestuarit janë Denis Isallari 23-vjeç dhe Denajd Sterka 19-vjeç, të dy banues në Elbasan. Sipas njoftimit të bluve, dy grabotësit e maskuar, përdorën një send të ngjashëm me armën e zjarrit për të kanosur punonjësit e pikës së karburantit. Autoritetet sekuestruan sendin e përdorur për arme, maska dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, celularët dhe automjetin e përdorur nga autorët.  Njoftimi: DVP Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet” Të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant, por falë reagimit të menjëhershëm të strukturave të Drejtorisë Vendore...