Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Tirana Bank udhëheq kredinë sindikale prej 20 mln euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Fier
                            Tirana Bank, në cilësinë e bankës udhëheqëse, ka finalizuar marrëveshjen e kredisë sindikale në vlerën 20 milionë euro, në bashkëpunim me Union Bank, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe OTP Bank Albania.Qëllimi i financimit përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik me subjekt zhvillues shoqërinë SPV Blue 2 Shpk dhe vendodhje në Sheq-Marinas, Fier. Ndërtimi i parkut te ri fotovoltaik kontribuon në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të Shqiperisë në energjinë elektrike nga burime të energjisë së rinovueshme.Aleksander Zoga, Project Finance Manager në Divizionin Korporatë të Tirana Bank, ndan me ne më shumë mbi rëndësinë e këtij projekti, vizionin e bankës per financimin e projekteve ne fushën “Green Financing” si dhe financimet e përbashkëta (sindikale) të cilat japin një impakt dhe një rëndësi shume të madhe në zhvillimin...