Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun e Kosovës

Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun e Kosovës

Lista Serbe, partia kryesore serbe në Kosovë, premton anulimin e vendimeve të autoriteteve lokale në veri dhe ka kandidatë në të dhjetë komunat me shumicë serbe. Partitë serbe rivale e akuzojnë Listën Serbe për përkeqësimin e gjendjes së komunitetit serb dhe prezantojnë programe për përmirësimin e jetës lokale. Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit karakterizohet nga retorikë politike dhe mungesë idesh të reja, sipas ekspertëve. Ndërsa Lista Serbe e nisi fushatën zgjedhore me një “numërim mbrapsht deri në rënien e kryetarëve të rremë të komunave” në veri të Kosovës, partitë e tjera politike serbe, që garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, e akuzojnë këtë parti si përgjegjëse për gjendjen e vështirë të komunitetit serb. Disa parti dhe iniciativa qytetare në...