Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 16:40 Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve. 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie. 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje. Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit. Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë: Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Gjatë 72 orëve të fundit: 11 drejtues...