Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD duhet të pastrohet nga ndikimi i Sorosit”, Kuçana: Parlamenti sot pa vizion, nuk jam pishman që s’jam pjesë e tij
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, gjatë një interviste në një emision televiziv, komentoi situatën aktuale politike, nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe gjendjen brenda Partisë Demokratike. Ajo shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita ka funksionuar në katër vitet e fundit dhe bëri thirrje për një reformim të thellë të partisë. Duke krahasuar përbërjen aktuale të Kuvendit me figurat historike që kanë kontribuar në të kaluarën, si Dritëro Agolli, Kuçana u shpreh se niveli i parlamentit ka rënë ndjeshëm. “Nuk jam e keqardhur që nuk jam pjesë e këtij parlamenti. Ai nuk ka as vizion, as formim, as integritet si dikur,” deklaroi ajo.Kuçana theksoi se Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me të njëjtin model që...