Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare

Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare

Robert Redford, një nga figurat më ikonike të historisë së kinemasë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore. Aktori, regjisor dhe producenti i njohur u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Utah, siç konfirmoi publicisti i tij. Redford u bë i famshëm në vitet ’60 dhe ’70 me filma të paharrueshëm si Butch Cassidy and the Sundance Kid, The Sting, The Way We Were dhe All the President’s Men. Me sharmin e tij të veçantë dhe përkushtimin ndaj cilësisë kinematografike, ai u shndërrua në një nga figurat më të dashura të ekranit të madh. Përveç karrierës si aktor, ai shkëlqeu edhe pas kamerës. Debutoi si regjisor me filmin Ordinary People në...