Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dinamo nuk ka kohë, e pret ngjeshje kalendari në Superiore
Humbja ndaj Elbasanit, ka lënë një shije të hidhur në kampin e Dinamos, sidomos për mënyrën si shkuan gjërat. Që në minutën e 35-të, Naser Aliji u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar gjërat për skuadrën dinamovite, teksa goli i shënuar nga Bunjaku, vulosi fatin e këtij takimi. Megjithatë, në kampin dinamovit nuk kanë shumë kohë për të diskutuar humbjen e fundit, duke qenë se nesër do të rikthehen në fushë sërish, ku do të luhet ndeshja kundër Teutës në “Niko Dovana”, ndeshja e javës së parë të Superiores, pasi asokohe Dinamo luante në Europë dhe u vendos që të shtyhej takimi, teksa edhe herën e dytë u shty për shkak të angazhimit të Alijit dhe Hekuran Berishës në Kombëtare, teksa të dielën do...