Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave për miqësoren në “Air Albania”

Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave për miqësoren në “Air Albania”

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot, kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI. FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të...