Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan merr i pari makinën e re elektrike turke
Industria automobilistike turke ka zgjeruar gamën e saj me modelin e ri elektrik Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it familjar T10X. Prezantimi zyrtar u bë pas ekspozitës IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e mori në dorë makinën e re ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e testoi në një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll. T10F arrin deri në 435 kuaj fuqi. Autonomia e tij varion nga 335 km deri në 610 km, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 4,1 sekonda. Erdogan ishte gjithashtu i pari që mori në dorë edhe SUV-in elektrik T10X në vitin 2023. Ai ka qenë mbështetësi kryesor i projektit Togg, një konsorcium që përfshin gjigantë si BMC,...