Nga një shkollënë New York te burgjet e Sarandës: letra e Amnesty International dhe Sami Repishtit për lirimin e Hodo Sokolit pas 25 vitesh burg politik

Nga një shkollënë New York te burgjet e Sarandës: letra e Amnesty International dhe Sami Repishtit për lirimin e Hodo Sokolit pas 25 vitesh burg politik

Në qershor të vitit 1990, në një moment kur Shqipëria ziente nën peshën e një regjimi që po i vinte fundi, një letër u nis nga Shtetet e Bashkuara drejt Tiranës. Jo nga politikanë të njohur, jo nga ambasadorë të fuqishëm, por nga një grup nxënësish të shkollës së mesme Malverne High School në New York. Ata ishin pjesë e rrjetit të Amnesty International USA dhe e quanin veten “Freedom Writers”. Letra, e firmosur më 21 qershor 1990 dhe drejtuar presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, mbante dhjetëra nënshkrime. Mes tyre gjendej edhe ai i Sami Repishtit, intelektualit dhe disidentit të njohur shqiptar në mërgim. Në dokumentin e gjatë, nxënësit amerikanë shprehnin “indinjatën e thellë” për fatin e një mësuesi shqiptar, Hodo Sokoli,...