Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha padit Diellën në Gjykatën Kushtetuese: Presidenti detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Rama
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka njoftuar sot se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dekretimin e ministres AI, Diella. Në një deklaratë për gazetarët, pasi braktisi sallën e Kuvendit kur nisi votimi i ndryshimeve të rregullores, ai tha se edhe këtë të fundit që kaloi vetëm me votat e mazhorancës, opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i...