Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, i paralajmëron banorët të ikin
Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalëngadalë në qytetin më të madh të territorit palestinez, në të cilin janë rrënuar tashmë blloqe të tëra ndërtesash gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo ofensivë shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit që ka trazuar Lindjen e Mesme për gati dy vjet dhe mbase i zbeh edhe më shumë shpresat për arritjen e një armëpushimi. Ushtria izraelite nuk dha afat kohor për ofensivën, e cila sipas saj synon ta “shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit”, por mediat izraelite raportuan se ajo mund të zgjasë me muaj. Ajo nisi në ditët kur ekspertë të pavarur nga Këshilli...