Prill – Qershor, industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

Prill – Qershor, industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien,  ndërsa ndërtimi rritjen.Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse...