Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tre tiparet që i bëjnë të suksesshme kompanitë që adoptojnë IA
Tre vite pas shpërthimit të inteligjencës artificiale gjeneruese (GenIA), shumica e CEO-ve thonë se e kuptojnë potencialin transformues të saj. Por vetëm një grup i vogël, edhe pse në rritje, po arrin të tregojë rezultate të prekshme.Një sondazh i Oliver Wyman Forum dhe New York Stock Exchange tregon se 17% e kompanive amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë dhe 14% e kompanive europiane kanë raportuar kursime ose rritje të të ardhurave me të paktën 10% falë IA.Këto kompani lidere nuk po presin më prova për fizibilitet, por po e përdorin IA për të transformuar modelet e biznesit, për të gjeneruar produkte e shërbime të reja dhe për t’u siguruar që punonjësit të fitojnë aftësitë e nevojshme. Ndryshe nga të tjerët, ato e trajtojnë...