Vangjush Dako rikthehet në qeli

Vangjush Dako rikthehet në qeli

Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 15:04 Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 4 vjet burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dënim që u ul në 2 vjet e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim e rikthen në qeli Dakon sepse i kanë mbetur edhe disa muaj nga dënimi. I pandryshuar ka mbetur edhe dënimi përfundimtar nga 2 vjet burg për të bashkëpandehurit e Dakos, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të...