Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Anëtarësimi i merituar”/ Shqipëria merr garanci nga Hungaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të kësaj vizite. Presidentët Begaj dhe Sulyok zhvilluan fillimisht takimin mes tyre dhe më pas bashkë me delegacionet përkatëse.Kreu i Shtetit mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrugëtim të cilin e ka hapur Hungaria. Presidenti Begaj i përcolli homologut të tij mirënjohje, duke u shprehur se Shqipëria nuk do ta harrojë këtë përkrahje të Hungarisë, e cila ka qenë e vendosur...