Apeli i GJKKO vulos vendimin për Dakon, ish-kryebashkiaku do të rikthehet në qeli

Apeli i GJKKO vulos vendimin për Dakon, ish-kryebashkiaku do të rikthehet në qeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së për 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Pritet që ai të rikthehet në qeli, pasi i ka mbetur një pjesë e dënimit e pashlyer. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë...