Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj takon homologun hungarez Sulyok: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të kësaj vizite. Presidentët Begaj dhe Sulyok zhvilluan fillimisht takimin tête-à-tête dhe më pas bashkë me delegacionet përkatëse. Kreu i Shtetit mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrugëtim të cilin e ka hapur Hungaria. Presidenti Begaj i përcolli homologut të tij mirënjohje, duke u shprehur se Shqipëria nuk do ta harrojë këtë përkrahje të Hungarisë, e cila ka qenë e vendosur...