Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli nis pushtimin e Gazës/ Sulm final me tanke e dronë në kërkim të pengjeve të Hamas. 62 civilë të vrarë
Ushtria izraelite nisi gjatë natës një sulm masiv ndaj Qytetit të Gazës me avionë bombardues, dronë, raketa dhe helikopterë. “Ky operacion është vetëm fillimi“, shpjeguan zyrtarët ushtarakë izraelitë. Tanket dhe forcat speciale përparuan drejt e në qendër të qytetit, ku besohet se fshihen shumë nga pengjet. Presidenti amerikan Donald Trump e kërcënoi Hamasin: “Mos i përdorni pengjet si mburoja njerëzore, përndryshe çdo gjë do të jetë e mundur“, ishte mesazhi i tij. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxitoi ta falënderonte për “mbështetjen e tij të palëkundur”. Ndërkohë familjarët e pengjeve u përpoqën ta ndalonin pushtimin duke protestuar jashtë shtëpisë së Netanyahut: “Kjo mund të jetë nata e tyre e fundit”, thërrisnin ata. Ofensiva e ushtrisë izraelite më thellë në qytetin e Gazës justifikohet me qëllimin e...