Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthen bombola e gazit në garazhin afër banesës, lëndohen çifti i bashkëshortëve në Malësi të Madhe
Një bombol gazi ka shpërthyer në garazhin afër banesës së shtetasit me iniciale S.Ç., në fshatin Koplik i Sipërm, në Malësinë e Madhe. Për pasojë janë lënduar çifti i bashkëshortëve. Njoftimi: Malësi e Madhe/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Koplik i Sipërm, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë ka rënë zjarr në garazhin afër banesës së shtetasit S. Ç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit S. Ç. dhe S. Ç. (bashkëshortë). Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit. Top Channel