Berisha: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste

Berisha: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qëllimi i opozitës është të tregojë hapur se çfarë rreziku paraqet mazhoranca për shqiptarët, Ballkanin, Europën dhe Shtetet e Bashkuara. “Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste"- u shpreh Berisha. Berisha theksoi se çdo angazhim është i përkushtuar për të zbuluar dhe ekspozuar veprimet e mazhorancës. Ai u ndal në mesazhet e ardhura nga partnerët ndërkombëtarë tre ditë më parë, duke akuzuar se miqtë e mazhorancës kanë negociuar me organizata terroriste të listuara nga Donald Trump në Amerikën Latine dhe se mbështetja e tyre i ka liruar nga burgjet ata që ndryshe do të ishin të dënuar. Fjala në...