Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e fundit të vitit

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e fundit të vitit

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin e fundit të vitit.Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 64.9 miliardë lekëve, në rënie me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Huamarrja gjatë tremujorit të katërt do të jetë e dominuar nga obligacionet, si në numër ankandesh, ashtu edhe në vlerë emetimi. Nga 18 ankande gjithsej, 13 prej tyre do të jenë ankande për emetim obligacionesh, me maturim nga dy deri në pesëmbëdhjetë vjet. Obligacionet do të përbëjnë gjithsej 54% të shumës së...