“Masakra e Dobraçit ishte e paralajmëruar, shteti sekser i krimit…”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj institucioneve

“Masakra e Dobraçit ishte e paralajmëruar, shteti sekser i krimit…”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj institucioneve

Ngjarjet kriminale të fundit në Shkodër kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve në vend. Në një emision gazetari Adriatik Doçi analizoi në detaje situatën shqetësuese në këtë qytet, duke e cilësuar masakrën e Dobraçit si një ngjarje të paralajmëruar dhe produkt të drejtpërdrejtë të mosveprimit institucional. Sipas Doçit, zinxhiri i përgjegjësisë nis nga policia dhe përfundon në parlament, ndërsa mungesa e bashkëpunimit mes strukturave të drejtësisë ka lejuar që grupet kriminale të veprojnë të papenguara. “Duke analizuar ngjarjet, konstatohet që është një ngjarje e paralajmëruar, produkt i një sërë hallkash që nga policia, gjykata, deri te parlamenti. Atentatori del se ishte arrestuar në vitin 2023 për armëmbajtje pa leje, më pas për trafik droge dhe akuza të tjera,...