Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Izraeli bëri genocid në Gaza”, hetimi i OKB: U synua shkatërrimi i popullsisë palestineze
Një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara ka arritur për herë të parë në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza. Hetuesit theksuan se që nga tetori 2023 autoritetet dhe forcat izraelite kanë kryer “katër nga pesë veprat e gjenocidit” të përcaktuara në Konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit. Këto përfshijnë: “vrasjen e anëtarëve të grupit, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore, imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës që synojnë shkatërrimin fizik të grupit në tërësi ose pjesërisht dhe masat për të parandaluar lindjet brenda grupit”. Sipas raportit, deklaratat e hapura të autoriteteve civile dhe ushtarake izraelite, të shoqëruara me modelin e sjelljes së forcave izraelite, “tregojnë se veprat e gjenocidit janë kryer me...