Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, po shkelmoni Kushtetutën

Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, po shkelmoni Kushtetutën

Pas një pushimi, ka rinisur seanca plenare sërish, ku deputetët e opozitës nuk janë dakord që të kalojnë në votim ndryshimet e rregullores së Kuvendit, në lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve Parlamentare, nga 8 që janë aktualisht. Opozita thotë se nuk mund të votohet në kohë kaq të shkurtër, duke kërkuar me tepër kohë dhe të zhvillohen diskutime. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se po shkel ligjin. “Të fillosh detyrën, duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës është një...