Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Mos zbatoni urdhrat e autokratit’/ Shehu: Po e hidhni Kushtetutën në plehra! Po largohemi nga Europa
Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha në Parlament se Kushtetuta jo vetëm po shkelej me ndryshimet e Rregullores nga mazhoranca, por edhe po hidhej në plehra. Ai apeloi që të mos zbatoheshin urdhrat e një kryeministri autokrat dhe të ndiqej rruga e integrimit euuropian. “Po bëni grusht kushtetues, po shkelni kushtetutën. Ndodhi disa ditë më parë me kryeministrin, me dekretimin, nuk ecet duke shkelur kushtetutën. Nëse doni të shkoni në Europë, duket të respektojmë Kushtetutën. Mos u fshihni si struci në rërë, mos zbatoni urdhrat e autokratit, mos e shkatërroni vendin. Afatet kohore dhe çdo gjë janë vënë me principe të ndara, pavarësisht kush ka qenë e kush jo, duhet respektuar”, tha ligjvënësi i PD. Më tej ai nënvizoi se ndryshimet kërkojnë kompromise dhe konsensus ashtu...