Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një nga të plagosurit

Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një nga të plagosurit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme (16 Shtator) në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 persona, të cilët u transportuar  drejt Spitalit Rajonal Fier. Sipas burimeve, një prej të plagosurve ka ndërruar jetë duke mos arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.