Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Bardhi: S’kemi ku ta çojmë Xhafën edhe hajde të miratojmë një Komision të Posaçëm
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar debat në lidhje me ndryshimet për rregulloren e Kuvendit. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se fillimisht duhet që të dëgjohet propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapet debati. Në fund, Bardhi ka ironizuar duke deklaruar se s’kanë ku ta çojnë Xhafën edhe hajde të miratojnë një Komision të Posaçëm. “Keni miratuar një vendim për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose kërkesës së 1/5 së të gjithë deputeteve, mund të miratojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Ajo që ju po tentoni të bëni...