Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunoi një person para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet i riu
Policia ka arrestuar Geralt Hoxhën, 28 vjeç, banues në Klos, Mat, i dyshuar si autor i një sherri të ndodhur më 19 gusht 2025 në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës. Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim, akuzohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, Korçë, bënë të mundur kapjen e shtetasit Geralt Hoxha, 28 vjeç, banues në Klos, Mat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende...