Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Struktura e re e komisioneve/ Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën
PD po kundërshton ndryshimet në rregulloren e re, duke thënë se PS po e bën në shkelje të kushtetutës. Sali Berisha e quajti akt të turpshëm, ndërsa kryeparlamentarit Niko Peleshi i tha se është një sekretar mjeran i Edi Ramës që shkelmoi Kushtetutën. “E ke nisur detyrën duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga kushtetuta. Damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i kushtetutës. A ke këshilltar që paguhen të të lexojnë ty kushtetutën he rregulloren e kuvendit që për parlamentin është kushtetuta e kuvendit, ligji më i rëndësishëm i vendit pas kushtetutës. Ky është një provokacion i ulët që ju bëni, rendit kushtetues të vendit, provokacion i ulët që i bëni qytetarëve të...