Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare. Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama. Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”. “Sikur ta mendosh...