Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët. Avokati Genc Gjokutaj siç raporton Anila Hoxha deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve. “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij”, u shpreh ai. Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.