Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
James Rubin vijon dëshminë mbrojtëse për ish-eprorët e UÇK: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit, ka shkruar fjali të rreme
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdon dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë. James Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre. Sipas artikullit të lexuar nga prokurori, Hashim Thaçi drejtoi fushatën e vrasjes së disa komandantëve. Akuzat për vrasje ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët gjoja thanë se kishin parë me sytë e tyre vrasjen e rivalëve të Thaçit. Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges. “Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që...