“Vikingët i kemi në anën tonë”, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi

“Vikingët i kemi në anën tonë”, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi

Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë. Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel. Kreu i qeverisë u shpreh se ‘për herë të parë në histori, vendi ynë zgjedh vetë se më kë do të martohet’. “Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke e nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelëm një tjetër grupkapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit përpara mbylljes së këtij viti. E di...