‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Petrit Qoli: O prokuror po më vrisni për së gjalli, kam 2 vite në burg për faj të tij

‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Petrit Qoli: O prokuror po më vrisni për së gjalli, kam 2 vite në burg për faj të tij

Nuredin Dumani TIRANË-Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim ka shpërthyer me akuza drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit. Qoli para gjykatës ka prekur edhe incidentin e ndodhur ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili përfundoi mbrëmjen e 6 shtatorit në urgjencën e QSUT pasi shfaqi probleme shëndetësore, pas konsumimit të karkalecave. Qoli me ironi i ka kërkuar prokurorit t'i japin Nuredinit vetë makarona. "Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po...