Calvin Harris padit ish-këshilltarin financiar: Më vodhi 22.5 milionë dollarë për një projekt të çmendur në Hollywood

Calvin Harris padit ish-këshilltarin financiar: Më vodhi 22.5 milionë dollarë për një projekt të çmendur në Hollywood

DJ dhe producenti i njohur Calvin Harris ka ngritur një kërkesë për arbitrazh në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, duke akuzuar ish-këshilltarin e tij financiar, Thomas St. John, për mashtrim dhe vjedhje të afro 22.5 milionë dollarëve. Sipas dokumenteve ligjore, Harris – emri i vërtetë i të cilit është Adam Richard Wiles – pretendon se St. John e ka mashtruar për të investuar në një projekt zhvillimi të quajtur “CMNTY Culture Campus” në Hollywood. Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi të madh për artistë, me studio, zyra dhe ambiente argëtimi. Por sipas Harrisit, ai nuk është informuar asnjëherë qartë për qëllimin real të investimit, ndërsa dokumentet që nënshkroi ishin të “mashtruara dhe të paqarta”. Nga fondet e dhëna, 11.7 milionë dollarë përfunduan në kompani të...