Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tronditje për kampionin shqiptar të botës në peshëngritje, Briken Calja humb njeriun më të shtrenjtë
Ai i ka dhënë Shqipërisë lavdi në arenën ndërkombëtare të sportit, duke e ngjitur flamurin kuqezi në majat më të larta të podiumeve botërore. Por sot,jeta është treguar e pamëshirshme me kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja,i cili ka pësuar një nga humbjet më të rënda personale.Mesnatën e fundit ka ndërruar jetë nëna e tij e dashur.Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë sportisti nga Shtërmeni i bashkisë së Cërrikut,përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook,ku ka ndarë edhe fotografinë e nënës së tij,një figurë që për të ka qenë frymëzim, mbështetje dhe forcë në çdo sfidë të jetës. Shpirti im, engjëlli im, mami… do të më mungosh përjetë ka shkruar Calja .Peshëngritësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë Briken Calja u...