Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat e ndeshjes

Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat e ndeshjes

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI. FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE duke klikuar në këtë link: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.  Çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset,...