Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Seanca “Plumbi i Artë” tensionohet/ Festim Qoli shp*rthen me tone të ashpra ndaj prokurorit
Festim Qoli shpërthen me tone të ashpra në seancën gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”. I drejtohet prokurorit Behar Dibra, lidhur me debatin e krijuar për caktimin e kalendarit të seancave: “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatrroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”.