“Kërkojmë shkarkimin”/ PD kallëzim në SPAK: Procedim ndaj Irena Gjokës, dhe Manjës që pengoi zbardhjen e së vërtetës

“Kërkojmë shkarkimin”/ PD kallëzim në SPAK: Procedim ndaj Irena Gjokës, dhe Manjës që pengoi zbardhjen e së vërtetës

Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Kalaja tha se Irena Gjoka edhe pse ishte në dijeni të ekspulsit dhe dënimit nga shteti grek gënjeu edhe para vetingut. Ndërsa përsa i përket ish-ministrit Manja, Kalaja tha se Manjën e kanë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës referuar shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme. Kalaja paraqiti shkresën e prokurorisë ku ky institucion në kthimin e përgjigjs për rastin e gjyqtares Irena Gjoka është shprehur se si procedurë për letërporosi I drejtohet Ministrisë së Drejtësisë dhe ky institucion letërporosinë e ka nisur në Athinë e jo në Janinë. Adriana Kalaja: “Irena Gjoka e dënuar dy herë në shtetin grek,...