Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Humbi në Himalaje, 44 vjeçari rrëfen luftën për mbijetesë për 9 ditë: Me dorën dhe këmbën e thyer, ushqehesha me insekte
Samuel Vengrinovich, 44-vjeçar nga Amerika, u shpëtua pas nëntë ditësh zhdukje në malet e Himalajeve, ku përjetoi kushte ekstreme dhe mbijetoi falë një mrekullie të vërtetë. Ai rrëfen për gazetën “People” për përvojën e tij dramatike dhe luftën për mbijetesë. Më 6 qershor, Samuel dhe një mik nga Holanda nisën një ecje në Himalaje pranë Dharmsalas, pa marrë telefonin me vete, pasi bateria ishte bosh dhe nuk kishte mundësi karikimi në kamp. Në gjysmë të udhëtimit, shoku i Vengrinovich vendosi të kthehej në strehë, ndërsa Vengrinovich dhe pjesa tjetër e grupit vazhduan. Ata kishin bërë rreth 60-70% të rrugës për në Qafën Indrahar kur një shtresë e trashë resh dhe mjegulle mbuloi zonën rreth mesditës, duke krijuar një mjegull të plotë. “Ishte sikur të shikoje...