Donald Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Është kthyer në shpërndarëse gënjeshtrash dhe zëdhënëse virtuale e demokratëve

Donald Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Është kthyer në shpërndarëse gënjeshtrash dhe zëdhënëse virtuale e demokratëve

Presidenti amerikan ka shpallur një padi për shpifje, duke akuzuar gazetën si një “zëdhënëse virtuale” të Demokratëve. Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë kundër “New York Times”, në lëvizjen e fundit të tij për të përdorur ligjin kundër mediave kryesore. Presidenti amerikan e akuzon gazetën se është një “zëdhënëse” e Partisë Demokratike dhe se ka “përhapur përmbajtje të rreme dhe shpifëse” për të. Padia pason paralajmërimin e javës së kaluar, kur “New York Times” tha se ishte kërcënuar me veprime ligjore nga Shtëpia e Bardhë pas artikujve për një shënim vulgar ditëlindjeje dhënë të ndjerit abuzues seksual Jeffrey Epstein. Shënimi mban firmën e Trump, por presidenti mohon se është autor. Në korrik, Trump nisi një padi kundër “Wall...