Izraeli nis tjetër ofensivë në Gaza, i bën thirrje banorëve të largohen, Netanjahu: Ndodhemi në një fazë kritike të luftës

Izraeli nis tjetër ofensivë në Gaza, i bën thirrje banorëve të largohen, Netanjahu: Ndodhemi në një fazë kritike të luftës

Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në qytetin e Gazës, thanë dy zyrtarë izraelitë për CNN. Ky veprim e përshkallëzon luftën, duke sfiduar dënimin ndërkombëtar dhe kundërshtimet nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të evakuohen nga qyteti i Gazës, duke thënë se po shkatërron infrastrukturën e Hamasit në qendrën më të madhe urbane të enklavës. “Qyteti i Gazës konsiderohet zonë e rrezikshme luftarake dhe qëndrimi aty ju vë në rrezik,” tha në X zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee. IDF u kërkoi banorëve të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” përmes Rrugës Al-Rashid dhe të shkojnë në jug të qytetit të Gazës, “me automjet ose në këmbë.” “Bashkohuni me mbi...