Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi. Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh. Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë. Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik. Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj për Report Tv pas incidentit të ndodhur. Sipas analistit, të është thënë se ‘Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen’. Agravimi i situatës,...