Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë përplasjet për Komisionet Parlamentare, opozita i përgjigjet Ballës: Gënjyet, një komision që drejtonim ne e keni ndarë në 3
Deklaratave të Taulant Ballës në lidhje me ngritjen e Komisioneve Parlamentare, iu është përgjigjur kreu i grupit të PD Gazment Bardhi. Ai tha se nuk është e vërtetë ajo që Balla tha, se opozitës i kanë lënë më shumë fusha përgjegjësie në lidhje me komisionet, por se një komision që e drejtonte më parë opozita, e kanë ndarë në tre dhe ia kanë lënë po prapë kësaj të fundit. “Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga kreu i ekzekutivit. Gjeni një vend tjetër që kryeministri sulmon gjyqtarët që humb çështjet. Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë do bëjmë strukturën e Parlamentit dhe do ta përshtatim njëlloj si struktura e këshillit të ministrave. Si mund që rregullat e...