Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gazment Bardhi kritikon ndryshimet në strukturën e Kuvendit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbajti një fjalim kritik në Kuvend ku denoncoi ndryshimet në strukturën e re parlamentare, duke i cilësuar si të diktuara nga Kryeministri dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se fillimi i mandatit të kryetarit të ri të Kuvendit me shkelje të procedurave përbën një turp dhe deformim të funksionit të këtij institucioni. Ai akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në një “noter të qeverisë”, duke kaluar ligje të hartuara nga interesa të ngushta dhe në dëm të publikut, përfshirë edhe ligje të përmendura në dosjet e SPAK-ut. Sipas Bardhit, problemi kryesor nuk është numri i komisioneve parlamentare, por fakti që vendimmarrja po diktohet nga ekzekutivi, duke kapur institucionet...