Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mos u bëni vartës të dikujt tjetër”/ Nisja e seancës plenare, përplasen Bardhi-Peleshi: Nisët detyrën në shkelje…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se kryeparlamentari Niko Peleshi ka nisur detyrën në shkelje të Rregullores. “Shpreh keqardhjen që detyrën si kryetar i Kuvendit e nisje në shkelje të Rregullores. Knei nisur seancë me rend dite të njoftuar më pak se 24 orë më parë, kur në Rregullore përcaktohet se duhet njoftuar jo më vonë se 2 ditë më parë. Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore pas presidentit në shkelje të Rregullores, duhet t’ju turpërojë. Kërkoj t’u kërkoni ndjesë deputetëve për shkelje dhe t’i qendroni strikt detyrës, të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit por t’i qendroni detyrimeve të Rregullores” tha ai.