Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Zgjerimi nevojë për një BE të fortë”, ministrja daneze: Shqipëria ende shumë për të bërë, por ka treguar se e shikon veten në Evropë
Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Bruksel u mbajt Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku u hapën 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Takimi u bashkëdrejtua nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ministrja daneze Marie Bjerre tha se në këtë kohë, kur Rusia vijon agresionin ndaj Ukrainës, zgjerimi është bërë një nevojë që duhet për...