Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shqipëria ka çuar përpara reformat”, komisionerja Kos: E ardhmja juaj është në BE, një hap më pranë për ta arritur këtë objektiv
Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin. Gjatë fjalës së saj, Kos vlerësoi progresin mbresëlënës të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Ajo nënvizoi se rezultatet janë fryt i punës së palodhur të institucioneve shqiptare dhe ritheksoi mbështetjen e BE-së për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027, duke e cilësuar të ardhmen e Shqipërisë si pjesë të pandashme të Bashkimit Europian. Marta Kos: Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Janë 5 grup-kapituj të hapur. Ka mbetur edhe një grup kapitull dhe jam e sigurt që do ta bëjmë këtë së shpejti. Ky rezultat është rrejdhojë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat....